Salihamixhiqi dhe Xhaferi fitues të Çmimeve të Artit Pamor për vitin 2023
BKT
Foto: MKRS
Kulturë

Salihamixhiqi dhe Xhaferi fitues të Çmimeve të Artit Pamor për vitin 2023

Sh.Gashi / RTKlive

Nysret Salihamixhiqi dhe Violeta Xhaferi janë fitues të Çmimeve të Artit Pamor për vitin 2023.

Në Ministrinë e Kulturës u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore në fushën e arteve pamore.

Nysret Salihamixhiqi është laureat i Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Muslim Mulliqi” ndërsa Çmimi Vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor u nda për Violeta Xhaferin.

Pjesë e jurisë profesionale në këtë edicion ishin Eshref Qahili, Arbana Hajredinaj dhe Driton Selmani.

Çmimet të cilat u ndanë nga Ministri Çeku, u pranuan nga djali i Nysret Salihamixhiqit, Fatos Salihamixhiqi dhe djali i Violeta Xhaferit, Ilir Xhaferi.

 


MË SHUME NGA Kulturë