13:45 / 02.06.2023
Osmani dhe Metsola diskutojnë për zhvillimet e fundit
A.B/RTKlive
Presidentja Vjosa Osmani në kuadër të samitit të dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka bashkëbiseduar me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
"I shpreha mirënjohjen time Presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola për mbështetjen e saj të palëkundur për përafrimin e Kosovës me BE-në. Diskutuam për zhvillimet e fundit dhe përpjekjet tona të përbashkëta duke u mbështetur në vullnetin e Parlamentit Evropian për të avancuar rrugën e Kosovës drejt BE-së", ka shkruar ajo në 'Twitter'.























