Kërkojnë mos të ndiqen politikat e Vuçiqit|Video
Lajme

Kërkojnë mos të ndiqen politikat e Vuçiqit|Video

Anamari Repiq, RTK/Beograd

Në Serbi, situata në veri thonë se po përdoret për politika të brendshme të Vuçiqit. Veç kësaj, gazetari Rade Radovanoviq tha se qytetarët atje duhet të bashkëpunojnë me KFOR-in dhe institucionet e tjera, ngase sipas tyre, nëse lihen në duart e Listës Serbe dhe Vuçiqit, nuk kanë të ardhme.

Situata në veri të Kosovës ka hapur dilema të shumta për lëvizjet e Beogradit zyrtar. Një pjesë e opinionit beson se në vend që të zbatohet marrëveshja kriza në veri po përdoret për politikë të brendshme kur shqetësimi kryesor i pushtetit serb është protesta e madhe kundër dhunës.

 “Pas dy vrasjeve masive po ndodhin protesta te mëdha me kërkesa konkrete ndaj qeverise, presidenti Vuçiq është mërzitur dhe humb besimin, dhe në një situatë të tillë ai kthehet Kosovës. E aty pamë se pas tentimit për të vendosur kryetarë të rinj, ka pasur një konflikt me KFOR-in, diçka e padëgjuar dhe që ka zemëruar bashkësinë ndërkombëtare, veçanërisht Amerikën. Në një situatë kaq të jashtëzakonshme, të gjithë reaguan emocionalisht, por thelbi është se Beogradi po e pengon marrëveshjen me palën kosovare”, deklaroi Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Një pjesë e opinionit mendon se serbët në Kosovë janë keqpërdorur dhe se kjo situatë është rezultat i vendimeve të gabuara.

 “Ajo që po ndodhte ishte një mësim në kuptimin më të keq. Është e tmerrshme që njerëzit lëndohen, por është edhe më keq për serbët nëse dikush i shtyn ata sikur i kanë shtyrë në konflikt me KFOR-in. Nëse serbët nuk kanë marrëdhënie korrekte me KFOR-in, atëherë ata janë lënë në duart e Listës serbe, gjegjësisht Vuçiqit, dhe në këtë nuk shoh një ardhme me e ndritur. Njerëzit e zgjuar duhet të kenë mjaft”, tha Rade Radovanoviq, gazetar dhe shkrimtar.

Për opinionistët, dëme të mëdha për serbët në veri të Kosovës ishin largimi nga institucionet dhe bojkotimi i zgjedhjeve, qe krijoi një vakum në polici dhe gjyqësor, dhe e hapi hapësirë për mundësi të ndryshme negative.


MË SHUME NGA Lajme