21:19 / 03.06.2023
Hoxhaj: Kërkesa që zgjedhjet të organizohen nga OSBE, kthim prapa
B. H. | RTKlive
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas publikimit të nëntë hapave të OSBE-së për tejkalimin e situatës së tensionuar në veri të vendit.
Ai ka thënë se kërkesa për shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme në komunat veriore dhe organizimi i tyre nga OSBE është kthim prapa.
“Në dekadën e kaluar, organizimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës është kryer ekskluzivisht nga KQZ-ja e Kosovës. Kërkesa që zgjedhjet të përsëriten në veri dhe të organizohen nga OSBE-ja, paraqet një kthim prapa për Kosovën!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Reagimi i tij vjen pasi kryesuesi i presidencës së OSBE-së, Bujar Osmani tha se zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale duhet të bëhen gjatë këtij viti me përkrahjen e OSBE-së.























