Chollet i kërkon Vuçiqit të kthehet në rrugën e normalizimit me Kosovën
BKT
Lajme

Chollet i kërkon Vuçiqit të kthehet në rrugën e normalizimit me Kosovën

B. H. | RTKlive

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e ka inkurajuar për të nxitur qetësi tek serbët e Kosovës.

“E inkurajova presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje, që t'u bëjë thirrje serbëve të Kosovës që të qetësohen, të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në qetësimin e krizës në veri të Kosovës dhe të kthehet në rrugën e normalizimit dhe angazhimit konstruktiv në dialogun e ndihmuar nga BE-ja”, ka shkruar Chollet.

Ditët e fundit është shtuar presioni i SHBA-së dhe BE-së ndaj të dyja palëve për të qetësuar situatën në veri të vendit dhe për t’iu kthyer zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe ankesit të Ohrit.


MË SHUME NGA Lajme