Olta Gixhari flet për RTK-në: E fitova Big Brotherin tim
BKT
Kulturë

Olta Gixhari flet për RTK-në: E fitova Big Brotherin tim

B. H. | RTKlive

Olta Gixhari është aktore e njohur e teatrit shqiptar, por ajo arriti famë të madhe me pjesëmarrjen në “Big Brother”. Në një intervistë për emisionin “nZa” në RTK ka folur për eksperiencën e saj në këtë format shumë të ndjekur televiziv.

“Ka qenë një eksperiencë unike, shumë e bukur, një eksperiencë për të cilën nuk jam bërë aspak pishman. Po të kthehesha mrapa do ta ribëja. Kam mësuar shumë gjëra dhe kam sfiduar veten time. Siç e kam thënë edhe natën që kam dalë, natën e 1 prillit, që askush nuk e besonte që unë po dilja vërtet sepse ishte dita e gënjeshtrave, Big Brotherin tim unë e kam fituar dhe realisht ndjehem një fituese përballë vetes time sepse sfidat më të mëdha i kam me veten time”, ka thënë Olta, e cila ishte ndër personazhet kryesore të edicionit të sivjetëm të Big Brother.

Ajo e braktisi garën para kohe, por nëse do të ishte në finale beson se do ta fitonte. “A do ta fitoja po të isha në natën finale? Po pse jo. Them që po, nuk e di. Kjo do të mbetet një mister për jetë”, ka shtuar ajo.

Sa i përket epiteteve të cilat i mori gjatë këtij edicioni të Big Brother ajo u shpreh: Cilën prej epiteteve e shijova më shumë? “Mbretëresha”, “Prima Dona” apo Kulshedra? Po t’i bësh të tria bashkë është një koktel i mrekullueshëm. Kështu që nuk do të hiqja asnjërën. Epiteti që është përdorur më së së shumti për mua është Prima Dona, ajo është e vërtetë, mbase nga mbase nga mënyra e sjelljes sime sepse unë kam një sjellje të shkujdesur”, ka thënë Olta.

Ajo ka thënë se pjesëmarrja në Big Brother e ka bërë personazh më të fortë, pasi publiku e njeh më mirë.

“Në Big Brother një aktore apo Olta që është në jetë reale? Nuk kam qejf t’i përgjigjem kësaj pyetje pasi çfarëdo që them unë publiku e ka një ide të veten dhe nuk është se do t’ia ndryshoj nëse do të them diçka që unë e mendoj dhe e besoj vërtet. Do ishte shumë bukur t’i lija të mendonin dhe besonin ato që ata kanë dëshirë më shumë. Për disa kam qenë superaktore, që për mua gjithsesi është një kompliment shumë i madh, sepse të qëndrosh 100 ditë brenda shtëpisë dhe të jesh një superaktore dhe mos e kuptojnë të tjerët që ke qenë një aktore dhe që ke aktruar është një arritje shumë e madhe. Por edhe tjetra, nëse unë kam qenë një njeri jashtë mase real prap edhe kjo është një arritje shumë e madhe për mua. Pra, në të dyja rastet është kompliment”, ka nënvizuar Olta.

Ajo ka thënë disa fjalë edhe për fituesin e këtij edicioni, Luiz Ejlli.

“Pse fitoi Luizi? E meritoj. Me sa duket diti të depërtoj në zemrat e gjithë shqiptarisë shumë më mirë se kushdo tjetër”, ka theksuar Olta.

Intervistën e plotë mund ta shikoni në videon e mëposhtme:
 


MË SHUME NGA Kulturë