Ahmetxhekaj: RTK2 e ka vendin e vet në skenën mediatike të Kosovës
Dragana Mihajlovic / RTK2
Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka uruar dhjetëvjetorin e punës dhe ekzistencës së kanalit në gjuhën serbe që funksionon në kuadër të shërbimit publik të Kosovës.
Ai tha se RTK2 përmbush me sukses atë që e përcakton jo vetëm ligji për RTK-në, por edhe standardet profesionale dhe se RTK2 e ka vendin e vet në skenën mediatike të Kosovës, si dhe përfaqëson zërin e qytetarëve serbë.
“Përsëris shpesh diçka që kam dëgjuar. Nëse doni ta shihni Kosovën, atëherë shikoni RTK2, sepse gazetarët e kanalit në gjuhën serbe janë në fusha të ndryshme në mbarë Kosovën, duke treguar jetën, natyrën dhe gjithçka që ekziston në Kosovë. Në këtë kontekst, mendoj se është shumë e rëndësishme që serbët në Kosovë, si dhe komunitetet tjera që ndjekin RTK2, të kenë një dritare informacioni të saktë, të paanshëm dhe profesional. Ky është misioni kryesor dhe mendoj se do ta forcojmë në të ardhmen. Dëshiroj që së bashku me ju të sigurojmë me këtë rast se RTK2 është adresa e lajmeve të verifikuara dhe të sakta”, tha drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Shkumbin Ahmetxhekaj.























