14:30 / 04.06.2023
Situtatë e qetë në veri të Kosovës
A.B/RTKlive
Situata në Zveçan të dielën vazhdon të jetë e qetë. Gazetarja e RTK-së, Edina Avdiu, raporton se rreth objektit të komunës janë mbledhur numër i vogël i serbëve lokalë.
Po ashtu, Avdiu raporton se situata është e qetë edhe në Leposaviq. Në këtë komunë janë mbledhur numër më i madh i protestuesve megjithatë situata vazhdon të jetë e qetë.
Situatë e njëjt është edhe në Zubin Potok.
Në të tri komunat situata po monitorohet nga forcat paqëruajtse të KFOR-it.
























