18:41 / 04.06.2023
Haziri kritikon Kurtin për veprime të befasishme
B. H. | RTKlive
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për “prodhim të krizave”.
Duke i komentuar ngjarjet e fundit në veri, Haziri nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se kryeministri i vendit po vazhdon me veprime të befasishme.
“Kjo krizë në veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e z.Kurti. Kriza e fundit e cila eskaloi me protesta e dhunë, që burim e ka Beogradin, shkaktoi reagim të ashpër të partnerëve ndërkombëtarë ndaj Qeverisë, sepse z.Kurti po vazhdon me veprime të befasishme. Moskoordinimi me partnerët ndërkombëtarë dhe tejkalimi i axhendës së dakorduar me partnerët tanë në kuadër të dialogut, ka sjellur këtë tensionim të situatës”, ka shkruar Haziri.























