Basha: Vuçiq me retorikë të Millosheviqit
BKT
Lajme

Basha: Vuçiq me retorikë të Millosheviqit

B. H. | RTKlive

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka shpërndarë dy video krahasuese mes presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe atij të viteve të 90-ta Sllobodan Millosheviq, që njihej me nofkën ‘Kasapi i Ballkanit’.

Deputeti i VV-së ka thënë se nuk ka dallim ndërmjet retorikës së Vuçiqit dhe Millosheviqit, teksa ka thënë se presidenti aktual serb ka shërbyer si ministër i propagandës së Millosheviqit.

”Shikojeni duke përdorur të njëjtën retorikë, por mos u çuditni, Vuçiq ka shërbyer si ministër i tij i propagandës, ai ka shkruar fjalimet e tij! Të dy “ata nuk po sulmojnë Serbinë pse e urrejnë Vuçiqin/Milosheviqin, por ata po sulmojnë Vuçiqin/Milosheviqin pse e urrejnë Serbinë”, ka shkruar Basha, duke cituar retorikën e njëjtë të Vuçiqit dhe Millosheviqit.

"I shërbeu Milosheviqit si ministër i propagandës në vitet e 90-ta, por të njëjtën propagandë vazhdon edhe pas 25 vitesh! Kohët kanë ndryshuar, por fatkeqësisht Vuçiq mbetet i njëjti si ish-shefi i tij!", ka shtuar Basha.

He used to serve Milosevic as his Minister of Propaganda in the 90’s, but he still applies the same propaganda 25 yrs later!

Times have changes, but unfortunately Vucic remains the same as his former boss! pic.twitter.com/q3qh0KSGNw

— Dimal Basha (@dimalbasha) June 4, 2023


MË SHUME NGA Lajme