RTK-Radio lansoi kanalin zyrtar në YouTube dhe formatin e ri të lajmeve
BKT
Lajme

RTK-Radio lansoi kanalin zyrtar në YouTube dhe formatin e ri të lajmeve

V.Thaçi / RTKLive

RTK Radio ka lansuar sot kanalin zyrtar në YouTube dhe ridizajnuar faqen zyrtare në Facebook.

Tash e tutje, përmbajtja programore e RTK-Radios, që transmetohet online në dy kanalet përmes valëve FM, do të publikohet edhe në medie online.

Edicionet e lajmeve, kronikat, radio-dokumentarët, reportazhet, emisionet dhe intervistat e realizuara nga gazetarët e RTK- Radios do të jenë të qasshme për publikun 24 orë në 7 ditë të javës. 

Në këtë mënyrë, RTK-Radio si Transmetues Publik, synon ta zgjerojë dhe rrisë audiencën duke targetuar të gjitha moshat dhe duke u përshtatur me trendet e reja teknologjike.  

Po sot, RTK Radio ka startuar me një format të ribrenduar dhe më dinamik të edicioneve të shkurtëra të lajmeve.

Këto edicione, që vijnë me sigla të reja, do të transmetohen në të dy kanalet, prej orëve të hershme të mëngjesit deri në mesnatë.

Dëgjuesit e RTK-Radios do të kenë mundësinë të informohen shpejtë dhe saktë, për ngjarjet kryesore nga vendi dhe bota, nga një ekip i prezantuesve që sjellë tek ju një frymë të re dhe dinamikë të prezantimit të lajmeve.

Në kuadër të lansimit të produkteve të reja, së shpejti do të ketë risi edhe te edicionet e zgjeruara të lajmeve si për redaksinë shqipe ashtu edhe për katër redaksitë e komuniteteve: serbe, boshnjake, turke dhe rome.


MË SHUME NGA Lajme