Sulmohet një veturë e policisë në Zveçan
BKT
Lajme

Sulmohet një veturë e policisë në Zveçan

V.Thaçi/RTKlive

Sot në Zveçan një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit.

Këtë e ka bërë të ditur për RTK-në zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai ka thënë se si pasojë e sulmit me gurë, veturës i është thyer xhami.

"Mund të konfirmojmë se, një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveqanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit.
Si pasojë e sulmit me mjete të forta (gurë), veturës i është thyer xhami, e cila më pas është larguar nga ai lokacion. 
Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar", ka thënë Kelani.


MË SHUME NGA Lajme