Kurti mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Javës së Krenarisë
BKT
Lajme

Kurti mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Javës së Krenarisë

F. Sertolli / RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Javës së Krenarisë/Paradës së Krenarisë, me moton “T’du qashtu qysh je!”, që u organizua nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile CSGD dhe CEL.

Sipas një njoftimi për media, para të pranishmëve të shumtë, përfaqësues diplomatikë, anëtarë të shoqërisë civile dhe të ftuar të tjerë, Kurti tha se në fillimin e Javës së Krenarisë, kujtohemi se liria për të dashuruar është e drejtë universale, duke e quajtur dashurinë një lloj kushti të lirisë.

Ai tha se të lashtët e kuptonin Dashurinë si një lidhje ndërmjet shpirtrave, e cila shkon përtej botës fizike.

“Ata i jepnin rëndësi jo vetëm në lidhje romantike, por edhe në lidhje të kultivuara me prindërit, fqinjët, të panjohurit dhe hyjnitë. Java e Krenarisë ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e diversitetit dhe barazisë për komunitetin LGBTI në Republikën e Kosovë, përmes aktivitetet të ndryshme”, tha Kurti.


MË SHUME NGA Lajme