Lajçak: Bëjmë thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës në terren
N.Mekolli /RTKlive
Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak ka njoftuar se së bashku me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me këtë rast kanë shprehur shqetësimin për situatën në veri.
Lajçak, në një postim në Twitter, ka thënë se kërkojnë shtensionim të menjëhershëm të situatës në terren.
“Escobar dhe unë u takuam me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendës-kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, si dhe i dërguari i i posaçëm për Ballkanin Perëndimor i SHBA-së, Gabriel Escobar, sot do të priten në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani.
























