Festivali Anibar – Publikohet trajleri i Edicionit të 14-të
BKT
Kulturë

Festivali Anibar – Publikohet trajleri i Edicionit të 14-të

Sh.Gashi / RTKlive

Edicioni i 14-të i Festivalit i Animacionit Anibar, i cili do të mbahet në qytetin e Pejës, në fokus do të ketë temën e dashurisë “LOVE | DASHNI”.

Përmes një komunikate organizatorët e festivalit kanë bërë të ditur se këtë vit përmes këtij edicioni do të tentojnë të gërmojnë dimensionet e shumta të dashurisë, duke hedhur dritë në kompleksitetin e saj dhe duke zbuluar manifestimet e saj të ndryshme.

“Përgjatë shtatë ditëve të festivalit, programi ynë artistik do t’ju zhysë në një kaleidoskop të çudirave të animuara, dhe përmes kësaj teme ne do të eksplorojmë fuçinë transformuese të lidhjeve njerëzore”, thuhet në njoftim.

Edicioni  14-të të Festivalit I Animacionit Anibar këtë vit do të zhvillohet në datat 17 korrik deri 23 korrik 2023, në qytetin e Pejës.


MË SHUME NGA Kulturë