Haradinaj: Të rënët për liri janë burim frymëzimi për brezat
BKT
Lajme

Haradinaj: Të rënët për liri janë burim frymëzimi për brezat

M.Miftari/RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj, Jeton Dedushaj e Enver Dobraj në 24-vjetorin e rënies.

Haradinaj, në një postim në Facebook, është shprehur se kishte nderin që ishte krah tyre në luftën çlirimtare.

“Në 24-vjetorin e rënies kujtojmë Heronjtë e Kombit, Burim Mustafaj, Shpend Malaj, Jeton Dedushaj e Enver Dobraj. Sot, gjithashtu në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë bashkëluftëtarin, Zeqir Nimonaj”, tha Haradinaj.

Ai tha se ishin luftëtarë të zotë e sypatrembur, me pushkën e të cilëve u shënuan shumë aksione e beteja.

“Kisha nderin që t'i kem në krah në luftën çlirimtare për lirinë e atdheut.

Vepra madhështore e luftëtarëve të lirisë, është burim frymëzimi për brezat dhe motiv për të punuar më shumë për shtetin që e gëzojmë sot”, ka shkruar Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme