Situatë e qetë në Leposaviq dhe Zveçan
BKT
Lajme

Situatë e qetë në Leposaviq dhe Zveçan

Edona Podvorica/ RTK

Qytetarët e Leposaviqit, sikurse edhe në Zveçan, po protestojnë të qetë edhe sot, nërkohë që poqëndrojnë në tendat që i kanë ngritur ditë më parë.

Me muzikë, kengë e lojë shahu po e kalojnë ditën nën tenda.

Që nga 26 maji 2023, serbët në Leposaviq, Zveçan e  Zubin Potok po vazhdojnë protestën e tyre për të kundërshtuar vendosjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale.

Po kështu edhe në Zveçan situata është e qetë, ka më pak protestues se në Leposaviq, ndërkohë protestuesit po qëndrojnë në tendat që i kanë ngritur ditë më parë.

Shihen një numër i vogël ushtarësh te KFOR-it, ndërsa para oborrit të komunës vazhdojnë të qëndrojnë autoblindat e Policisë së Kosovës.

Ndërkohë bëhet e ditur se drejtuesit e Listës Serbe, pas takimit me emisarët, i janë bashkuar protestuesve në Zveçan.

Goran Rakiq nuk ka dashur të flasë për media. Ai ka thënë se nuk janë prononcuar as ne Prishtinë, prandaj s’do të flasin as këtu. I pyetur nëse do të vazhdojnë protestat, ai është përgjigjur shkurt, duke thënë se “po”.


MË SHUME NGA Lajme