Arrestohet një person se kishte kërcënuar nënkryetaren e Leposaviqit
M.Miftari/ RTKlive
Arrestohet personi i cili kishte kërcënuar nënkyetaren e Leposaviqit, Dragana Miletiq.
Kështu bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një njoftimi në Facebook.
Ai, gjithashtu, njoftoi se të dielën i njëjti person është ndaluar për kontrabandë me mallra, të hënën i është konfiskuar vetura e cila ishte në kërkim ndërkombëtar dhe sot është arrestuar për kërcënim.
“Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë.Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic. Të gjitha këto në veri të vendit. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”, ka shkruar ministri Sveçla në Facebook.
Dragana Miletiq është zgjedhur nënkryetare e Komunës së Leposaviqit, nga zgjedhjet e fundit atje, ku për kryetar të kësaj komune është zgjedhur Lulzim Hetemi.























