Lajçak tregon se çfarë iu kërkua opozitës kosovare për veriun
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Lajçak tregon se çfarë iu kërkua opozitës kosovare për veriun

Fadil Sertolli / RTKlive

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Prishtinë, bashkë me homologun e tij amerikan, Gabriel Escobar. Të dy kanë pasur takime me kryeministrin Kurtin, me presidenten Osmani dhe me krerët e partive opozitare politike.

Ndërkaq, për takimin me partitë opozitare, Laçaku përmes një postimi në Twitter tha se u ka kërkuar atyre gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë politike për qetësimin e situatës në veri.

“Së bashku me Gabriel Escobar dhe ambasadorin amerikanë në Kosovë u shpjegova partive opozitare shqiptare të Kosovës pasojat e krizës aktuale dhe dëmtimin e reputacionit ndërkombëtar të Kosovës", shkroi ai.

"Ne u kërkuam atyre të mbështesin një zgjidhje politike për të zbutur tensionet”, ka shkruar Lajçak në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme