Bytyçi: Ukraina gati kundërofensivën, SHBA e BE nuk lejojnë tjetër konflikt
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Bytyçi: Ukraina gati kundërofensivën, SHBA e BE nuk lejojnë tjetër konflikt

Jeton Musliu/RTKlive

Situata gjeopolitike në Evrope tashmë kë ndryshuar. Lufta në Ukrainë e në mënyrë të veçantë, fillimi i kundërofensivës ukrainase ndaj Rusisë, ka ndryshuar tërësisht prizmin e shikimit të gjendjes së sigurisë.

Kështu deklaroi Seb Bytyçi, profesor universitar në Britaninë e Madhe në emisionin “Info Plus” në RTK.

Sipas tij, ka një urgjencë që të zgjidhet sa më shpejt kriza në veri dhe të dilet nga kjo situatë. Ai tha se kjo duhet parë në kontekstin më të gjerë evropian e ku kundër ofensiva në Ukrainë tashmë ka filluar.

“Çfarëdo zhvillimi tjetër në Evropë shihet përmes prizmit të luftës në Ukrainë. Edhe gjendja në Kosovë  po shihet përmes këtij prizmi dhe nuk ka tolerancë për jo stabilitet në Kosovë”, thotë Bytyçi.

Ai shpjegon se janë parë edhe reagimet ndaj dhunës që u shkaktua ndaj forcave të KFOR-it nga ana e grupeve ekstremiste të serbëve  dhe përdorimi i asaj force në mënyrë cinike nga Serbia, për ta shtyrë agjendën e vet.

“Është fajësuar Kosova si pala që ka shkaktuar  këtë krizë përmes dërgimit të kryetarëve në objektet  komunale”, tha Bytyçi.

Ai më tej theksoi e para  se të shkojnë kryetarët e rinj në komuna, nuk ka pasur mesazh të qartë që ata mos të shkojnë dhe sipas tij, ka qenë befasuese reagimi i ashpër ndaj Kosovës.

“E që më vonë ky reagim u zbut pas dhunës së ekstremistëve serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it”.

Ai shpjegoi se nuk ka ndonjë arsye shumë të fortë përse të mos punojnë ata kryetarë në objekte komunale publike, pasi në fund të fundit, janë të zgjedhur.

Profesor Bytyçqi  tha se këta kryetarë të rinj janë përfaqësues,  derisa kanë dalë nga zgjedhjet, edhe pse e kanë legjitimitetin jo të plotë. “Megjithatë, kanë dalë nga një proces i plotë zgjedhor”.

Profesori Bytyçi tha se sa i përket krizës, ka një ndryshim të gjuhës ku është bërë thirrje për dënim të atyre që kanë ushtruar dhunë.

 


MË SHUME NGA Lajme