Gërvalla pritet në Pragë nga homologu çek, flasin për forcim marrëdhëniesh
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Gërvalla pritet në Pragë nga homologu çek, flasin për forcim marrëdhëniesh

RTKlive

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,  Donika Gërvalla, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Çekisë, është pritur nga ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan zhvillimin e raporteve ndërshtetërore dhe konfirmuan përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të tyre.

Ministrja Gërvalla, vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik si dhe në veçanti shprehu mirënjohjen e thellë ndaj Presidencës Çeke të BE-së për mbështetjen dhe punën e palodhur për liberalizimin e vizave.

Siç njofton kjo ministri me një deklaratë për media, ajo ka thënë se  Republika e Kosovës e konsideron Republikën Çeke, si aleate të rëndësishme me të cilën ndanë vlera dhe vizion të përbashkët për paqe, prosperitet dhe integrim euro-atlantik andaj sheh potencial të madh për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.


MË SHUME NGA Lajme