Lajçak flet nga Beogradi, e vlerëson qëndrimin e Vuçiqit
BKT
Foto: Miroslav Lajcak/Twitter
Lajme

Lajçak flet nga Beogradi, e vlerëson qëndrimin e Vuçiqit

J.Musliu/RTKlive

Miroslav Lajçak, emisar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, pas takimit që pati bashkë me emisarin amerikan, Gabriel Escobar, me presidentin  Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se kanë biseduar në gjendjen komplekse të serbëve në Kosovë.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Lajçak u shpreh se në Beograd, Escobar dhe ai vetë,  patën diskutime të gjata me Aleksandar Vuçiq.

“Dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale”, shkroi Lajçak.

“Ne e vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuar në të”.

Vizita e dyshes amerikano-evropiane në serbi, pason vizitën e tyre në Kosovë ku patën takime me drejtuesit më të lartë të shtetit.

Mes tjerash, ata i kanë dhënë dy ditë afat, kryeministrit Kurti për të shtensionuar situatën në veri, në të kundërtën kanë paralajmëruar pasoja. Ky afat përfundon sot (e mërkurë).


MË SHUME NGA Lajme