Driton Selmani me ekspozitë në Vjenë
BKT
Kulturë

Driton Selmani me ekspozitë në Vjenë

Sh.Gashi

‘Everything we do is really, really brilliant’, titullohet ekspozita e artisti Driton Selmanit, që është hapur ditë më parë në Vjenë.

Është e para ekspozitë e Selmanit në hapësirat gjermanofolëse, por ai ka kohë që ‘komunikon’ me audiencë të huaj njashtu siç kaherë është çmuar për artin e tij.

Kuratore e ekspozitës është Ostan Ozbolt. Ekspozita e Selmanit ka në përbërje gjithsej shtatë vepra të reja përfshirë: ‘Three Times Yes’, ‘After Party’ të cilat janë vazhdimësi e ‘Love letters’ si dhe pesë qëndisje me gjilpërë në tekstil.

Vepra tjetër e re ‘Geister or Vice Versa’, ku shihet ca drurë të hollë të veshur me pallto të tilla çfarë bujqit krijojnë për t’i frikësuar shpezët, do të shfaqet si fotografi nëpër billborde të ndryshme në kryeqytetin austriak.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 27 gusht.


MË SHUME NGA Kulturë