12:42 / 07.06.2023
Goranci pjesë e koncertit të paqes në Vjenë
Sh.Gashi
Sopranoja Flaka Goranci ka një agjendë të ngjeshur nëpër sallat të famshme operistike.
Me një karrierë e cila përherë është në ngritje, ka performuar disa nga rolet e rëndësishme operistike.
Destinacioni i radhës për këtë artiste do të jetë Vjena , ajo do do të jetë me 9 qershor në koncertin e Paqes në ditëlindjen e 180-të të fitueses së çmimit Nobel për Paqen Bertha von Suttner si një prelud i Samitit Ndërkombëtar për Paqen në Ukrainë .
Sopranoja e suksesshme do ketë edhe koncerte të tjera të planifikuara për gjatë verës dhe deri në shtator të këtij viti.























