Dështon Projektligji për pensionet e policëve e punonjësit e IPK-së
A.Bela /RTKlive
(E plotësuar, ora 18:45) Kuvendi i Kosovës, pas disa orësh ka përfunduar punimet e sotme. Në këtë seancë janë miratuar disa projektligje dhe vendime.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka përmbyllur punimet e sotme, pasi që në rend dite janë ratifikimet e Marrëveshjeve ndërkombëtarë, që duhet të kenë votën e 2/3 të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Dështon Projektligji për pensionet e policëve e punonjësit e IPK-së
(E plotësuar, ora 18:35)Kuvendi i Kosovës, ka votuar Projektligjin nr.08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale.
Votohet rekomandimi për auditimet në AKP
Po ashtu është bërë shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Pas shqyrtimit ky rekomandim është votuar me 63 vota për të deputetëve prezentë në seancë.
Votohet Projektligji për çmimin e produkteve medicinale
(E plotësuar, ora 18:35)Kuvendi i Kosovës, ka votuar Projektligjin nr.08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale.
(E plotësuar, ora 18:15) Kuvendi i Kosovës, ka filluar shqyrtimin e parë të Projektligjit nr.08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale. Këtë projektligj po e prezanton, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Dështon Projektligji për pensionet e policëve e punonjësit e IPK-së
(E plotësuar, ora 18:12) Kuvendi i Kosovës nuk ka votuar Projektligjin nr.08/L-160 për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore.
Ky Projektligj ishte sponsorizuar nga PDK-ja. Deputetët e partisë opozitare PDK para së të votohej, argumentuan se ky Projektligj është shumë me rëndësi për punonjësit e sistemit të sigurisë në vend.
Kuvendi vazhdon punimet
(E plotësuar, ora 17:40) Kuvendi i Kosovës, po i vazhdon punimet. Në rend dite janë disa pika. 
Miratohet Projektligji për organizimin e tregut për produktet bujqësore
M. Miftari /RTKlive
(Plotësuar, ora 16:55) Këtë projektligj për votim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës e ka paraqitur ministri i Bujqësisë, Faton Peci. 
Sipas tij, qëllimi i propozimit të këtij projektligji është krijimi i kornizës ligjore për primet e përgjithshme që kanë të bëjnë me përmirësimin politikave për menaxhimin e qëndrueshëm për prezantimin e organizimin e treaut të produkteve bujqësore, si dhe krijon mjedis të përshtatshëm konkurrues të produkteve bujqësore.
“Ky projektligj trajton harmonizimin e legjislacionit e vendeve të BE-së për organizimin e tregut të produkteve bujqësore”, ka thënë, mes tjerash, ministri Peci.
Proiektligji me 61 vota miratoi në parim Projektligjin për organizimin e tregut për produktet bujqësore.
Shtyhet shqyrtimi i Projektligjit për Lirinë Fetare në Kosovë
(Plotësuar, ora 16:18) Projektligjin për Lirinë Fetare në Kosovë, me autorizim të Kryeministrit Albin Kurti, e ka propozuar për miratim para deputetëve të Kuvendit, ministri i Kulturës Hajrullah Çeku.
Mirëpo, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duke qenë se ky projektligj kërkon pjesëmarrjen e 2/3votave të deputetëve të pakicave, propozoi që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për nj nga seancat e radhës, pasi të krijohen kushtet për votim.
“Një pikë e cila nuk mund të kalojë pa pjesëmarrjen dhe votat e komunitetit serb sepse është një projektligj i karakterit vital dhe kërkon edhe votën e 2/3 të pakicave. Dhe pjesëmarrjen e një pjese të votave të komunitetit serb. Prandaj, do të ishte mirë që ta shtyjmë këtë deri kur të krijohen kushtet në Kuvendin e Kosovës”, ka sqaruar ai.
Serxhan Sentiq zgjedhet zëvendës i Avokatit të Popullit
(Plotësuar, ora 15:10) Në seancën plenare, ku po trajtohen pikat e papërfunduara nga seancat e muajit shkurt, mars, prill dhe maj e ku si pikë e rendit të ditës është edhe zgjedhja e një zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.
Lidhur me këtë pikë të rendit të ditës, Komisioni Zgjedhor pas procedurës së votimit të fshehtë dhe numërimit të votave të deputetëve të Kosovës për zgjedhjen e një zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë, ku në votim kanë marrë pjesë 73 deputetë,te pavlefshme janë 8 fletëvotime, konstaton se kandidati Serxhan Sentiq ka marrë 53 vota.
Pra kandidati Serxhan Sentiq është zgjedhur zëvendës i Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve jo- shumicë në Kosovë.
Granit Mavriqi zgjedhet anëtar i Bordit për Ankesa të Mediave
(Plotësuar, ora 14:40) Në seancën plenare, ku po trajtohen pikat e papërfunduara nga seancat e muajit shkurt, mars, prill dhe maj, si pikë e rendit të ditës është edhe votimi i një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.
Lidhur me këtë pikë të rendit të ditës, Komisioni Zgjedhor pas procedurës së votimit të fshehtë dhe numërimit të votave të deputetëve të Kosovës për zgjedhjen e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave, ku në votim kanë marrë pjesë 84 deputetë, të pavlefshme janë tre fletëvotime, konstaton se për kandidatin Granit Mavriqi kanë votuar 51 deputetë, ndërsa për Martin Komanin kanë votuar 30 deputetë.
Pra, në bazë të votave të numëruara, Granit Mavriqi zgjedhet anëtar o Bordit për ankesa të Mediave.
Miratohet Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar ‘Bjeshkët e Nemuna’
(Plotësuar, ora 14:09) Kuvendi i Kosovës ka nisur me seancës plenare, ku në rend dite është Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 shkurt dhe 3 maj 2023, Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, si edhe pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 mars dhe 24 e 25 maj 2023 dhe disa seanca të mëhershme.
Fitore Pacolli, kryetare e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, arsyetoi raportin e Komisionit Parlamentar për Mjedis për miratimin e pikës që ka të bëjë me Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, ftoi deputetët për votimin e kësaj pike.
Gjithashtu, arsyetimin për këtë plan e dha ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili tha se me këtë plan hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” synohet mbrojtja e trashëgimisë dhe ndalimi i ndërtimeve pa leje.
Partitë opozitare vlerësuan se në këtë plan nuk janë marrë parasysh kërkesat e banorëve të asaj ane.
Në momentin kur u hodh në votim ky plan, në sallë ishin të pranishëm 83 deputetë, derisa 65 deputetë përfshirë edhe disa të opozitës e votuan këtë plan ndërsa, ishin edhe 8 abstenime.
Për ta paraqitur qëndrimin e LVV-së për këtë rend dite, deputeti Milazim Salihaj, foli për rëndësinë e miratimit propozimit nga ana e Komisionit Parlamentar për Mjedisin,
Ai përmendi më tej objektivat përmes këtij plani të zhvillimit mjedisor, derisa kërkoi votimin e planit hapësirë për “Bjeshkët e Nemuna”.
E nga radhët e opozitës fjalën e mori shefi i GP të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i cili tha se nuk do të marrin pjesë në votim me arsyetimin se qytetarët e asaj ane kanë shprehur ankesa për këtë projektligj.
Ndërsa deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, kërkoi që të votohet një amendament i propozuar nga ai, për të vazhduar tutje me planin kombëtar për Bjeshkët e Nemuna. E nga deputeti Dreshaj u kërkua që të mos votohet nga asnjë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ngase po kundërshtohet nga rugovasit.
Live|Nis seanca e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka nisur me seancës plenare, ku në rend dite është Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 shkurt dhe 3 maj 2023, Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, si edhe pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 mars dhe 24 e 25 maj 2023 dhe disa seanca të mëhershme.
Pritet që deputetët e kuvendit të shqyrtojnë e miratojnë edhe disa projektligje si dhe të votojnë edhe Propozim-rezolutën për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe një varg pikash tjera.
E në këtë seancë plenare, përveç deklarimeve jashtë rendit të ditë e pyetjeve parlamentare, është paraparë të votohet edhe Zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave dhe Zgjedhja e një zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë. .
Në këtë seancë janë paraparë të shqyrtohen shtatë pika të rendit të ditës.























