Kurti për Fondin Sovran: Shteti bëhet më i fortë e më i pasur
BKT
Lajme

Kurti për Fondin Sovran: Shteti bëhet më i fortë e më i pasur

F. Sertolli / RTKlive

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për themelimin e Fondit Sovran.

Këtë Projektligj e ka paraqitur para ministrave, kryeministri Albin Kurti, duke thënë se një nismë e tillë do të rezultojë me stabilizim të ekonomisë.

Ai ka theksuar se 170 shtete të botës kanë fonde sovrane. Sipas tij, me këtë Projektligj “Qeveria bëhet më e vogël, por shteti më i fort e më i pasur”.

Kreu u qeverisë, Kurti ka thënë sipas këtij Projektligji, ndërmarrjet publike së bashku me 24 mijë asete të tjera do të barten nga Qeveria në Fondin Sovran.

“Qeveria e Kosovës qëndron fuqishëm prapa këtij versioni duke besuar fuqishëm që një nismë e këtillë do të rezultojë me stabilizim të ekonomisë, përmes diversitetit, krijimit të ekonomisë për shtetit përmes investimeve të mençura e me gjenerim të pasurisë për gjeneratat që vijnë”, tha Kurti

Sipas tij, ndërmarrjet tona publike, së bashku me 24 mijë asete tjera do të barten nga qeveria në Fond.

“Kjo do të rrisë mundësinë e investimeve dhe përmirësojë edhe më shumë menaxhimin e tyre. Kësisoj, Qeverinë po e bëjmë më të vogël por shtetin më të fortë e më të pasur. Fondi Sovran do të na vendosë në hartën e tregjeve botërore financiare. Ai do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik”, tha ai.

Kurti në këtë mbledhje gjithashtu ka njoftuar se sot një javë, do të jetë mbledhja e nëntë e përbashkët e Qeverisë sonë dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

“E treta në më pak se dy vjet. Në mbledhjet e deritanishme kemi nënshkruar 41 marrëveshje bilaterale, ndërministrore dhe ndërinstitucionale. 39 nga to kanë gjetur zbatim të plotë, e dy tjerat janë në fazën finale të zbatimit”, tha Kurti.

 

 


MË SHUME NGA Lajme