Haxhiu: Të drejtat e komunitetit LGBTQI+, janë të drejtat e njeriut
BKT
Lajme

Haxhiu: Të drejtat e komunitetit LGBTQI+, janë të drejtat e njeriut

M.Miftari/RTKlive

Ministrja Haxhiu në tubimin e Javës së Krenarisë përmendi Kodin Civil, që, sipas saj, lëre që diskutohen pak, por ka keqkuptime e keqinformime.

Ajo, si e para e Ministrisë së Drejtësisë bëri të ditur angazhimin  saj për këtë çështje, për barazi dhe respektim të të drejtave të njeriut.

“Në këtë frymë kemi finalizuar Kodin Civil, por që, fatkeqësisht, nuk është votuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndonëse i hartuar me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë e i mbështetur nga Qeveria”, sqaroi, mes tjerash, ministrja Haxhiu.

Ajo u shpreh se kupton drejt shqetësimin  e aktivistëve dhe organizatave për mosdefinimin e plotë në Kodin Civil, por që premtoi se do të bëhet angazhim i shtuar në realizimin sa më të shpejtë të njohjes ligjore të çifteve të gjinive të njëjta, derisa garantoi se në çfarëdo suksesi në këtë drejtim nuk do të ketë kthim mbrapa.

Ministrja Haxhiu njoftoi se ka themeluar grupin punues për hartimin e koncept-dokumentit për bashkësitë civile të regjistruara.


MË SHUME NGA Lajme