14:19 / 07.06.2023
Ftesë publike për nominime për dy anëtarë/e të KPM-së
V. Thaçi / RTKlive
Komisioni i Pavarur i Mediave ka bërë ftesë publike për nominime për dy anëtarë/e të KPM-së nga radhët e komunitetit shqiptar.
Kërkesa është bërë bazuar në nenin 11 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në dhe vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr.08-V-537, thuhet në ftesën publike të KPM-së.
Sipas njoftimit nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Republikën e Kosovës.
“Nominimet pranohen nga data 7 qershor 2023 deri më 27 qershor 2023, në orën 16:00”.
Dokumentet e nominimit mund të dorëzohen personalisht në Zyrën e KPM-së apo përmes emaili në [email protected];
Për më shumë informacione, linku i mëposhtem:























