Policia gjermane e malazeze falënderojnë Policinë e Kosovës për bashkëpunim
A.B/RTKlive
Policia gjermane, në këtë rast zyrtarët nga Policia Krahinore e Krimit në Berlin, kanë adresuar njëfalënderim të veçantë Policisë së Kosovës në lidhje me konfiskimin e veturës së përvetësuar BMW 320 më 05.0.2023 në Mitrovicë Veri, e cila ishte në kërkim nga autoritetet gjermane.
“Përmes bashkëpunimit profesional me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), po ashtu edhe angazhimit të jashtëzakonshëm dhe veprimit të shpejtë e profesional, të zyrtarëve policorë nga DRP Mitrovicë Veri, është arritur të gjendet dhe konfiskohet vetura BMË (vlera e përafërt 65.0000 Euro) e përvetësuar në Berlin”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Pala gjermane ka cituar ‘Këtë sukses të shkëlqyeshëm në një ambient të vështirë e ka bërë të mundur veprimi i matur i kolegëve të Policisë së Kosovës’.
“Po ashtu Policia Malazeze falënderoi Policinë e Kosovës me rastin e bashkëpunimit të suksesshëm në arrestimine personit të dyshuar J.S., i kërkuar nga Mali i Zi me urdhër arrest ndërkombëtar për shkak të dyshimit se ka kryer vepra të rënda penale si pjesëtar i organizatës kriminale. Personi i kërkuar është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës më datë 24 maj 2023. Në emër të policisë kriminale malazeze shprehim mirënjohjen dhe respektin për angazhimin dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm të treguar në këtë rast si dhe në të gjitha rastet e mëhershme të bashkëpunimit”, thuhet në letrën e Policisë malazeze.
Policia e Kosovës në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), si dhe të gjitha departamentet e saja kanë një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet e zbatimit të ligjit si dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen.























