Çeku: Muzeu i luftës, prezantimi i krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve
BKT
Kulturë

Çeku: Muzeu i luftës, prezantimi i krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

A.B/RTKlive

Sot qeveria e Kosovës, ka bërë themelimin e Grupit Punues për hartimin e Konceptit për themelimin e Muzeut për dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish- Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj Shqiptarëve në Kosovë .

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se sot bëmë hapin e parë drejt themelimit të Muzeut të Luftës.

"Qeveria e ngriti grupin punues që do të hartojë konceptin e këtij institucioni. Mandati qendror i këtij muzeu do të jetë dokumentimi & prezantimi i krimeve të ish-Jugosllavisë e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë", ka shkruar ai në 'Twitter'.


MË SHUME NGA Kulturë