Kurti në Mitrovicë: Vizitova oficerët tanë të çeliktë në Kampin Belvedere
Lajme

Kurti në Mitrovicë: Vizitova oficerët tanë të çeliktë në Kampin Belvedere

B. H. | RTKlive

Kryeministri Albin Kurti ka qëndruar sot në Mitrovicë ku ka vizituar edhe Kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere, teksa në një postim në rrjetet sociale ka shprehur mirënjohjen e tij për profesionalizmin e oficerëve policor, siç i ka quajtur ai të çeliktë, për rend, ligj dhe kushtetutshmëri në katër komunat në veri të vendit.

“Pasditen e kalova sot në Mitrovicë. Nga palestra "Minatori" e demonstrimit të vajzës sonë të artë në xhudo, Majlinda Kelmendi, te oficerët tanë të çeliktë në Kampin e Policisë në Belvedere.  U njoftova për aksionet e operacionet, aktivitetet e të arriturat e Policisë së Kosovës. Sukseset e tyre për rend, ligj dhe kushtetutshmëri në katër komunat tona në veri të vendit janë mahnitëse. Motivimi e morali i tyre janë të lartë kurse profesionalizmi dhe disiplina e pashoq. Mbështetja e jonë për ta është e garantuar. Bashkë me Ministrin e Brendshëm Sveçla, Drejtorin e Policisë, Hoxha, dhe gjithë të tjerët në fund shijuam shujtat e ngrohta në mensën e re të Kampit”, ka shkruar kryeministri Kurti në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme