Kurti: Beogradi po bën obstruksione për mos implementim të marrëveshjeve
A.B/RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha për televizionin francez ‘France24’, se së pari duhet të ketë sundim të rendit dhe ligjit dhe pastaj veprime të tjera në katër komunat veriore të vendit.
Ai tha se presioni nga Beogradi ka bërë që të ketë edhe tërheqjeje nga garimi të kandidatëve në zgjedhjet e fundit në veri, vetëm dy ditë para zgjedhjeve, raporton RTKlive.
"Pas disa muajve mund të kemi zgjedhje të parakohshme, por ky nuk është qëllimi. Qëllimi është sundimi i ligjit. Duhet së pari të heqim bandat e dhunshme dhe vetëm atëherë mund të kemi zgjedhje”, tha kryeministri.
Kurti nuk ka dhënë ndonjë afat se kur do të mund të mbahen zgjedhjet në komunat në veri, por ka përsëritur edhe në këtë intervistë se zgjedhjet mbahen vetëm pasi të ketë sundim të rendit dhe ligjit atje.
"Së pari na duhet një kampanjë e lirë dhe fer, e pastaj zgjedhje të parakohshme. E di që di këta katër kryetarë nuk do të rizgjedhen. Por në Kosovë nuk mund ta marrësh pushtetin pa pjesëmarrje në zgjedhje", tha ai.
Shefi i ekzekutivit, ka thënë se Kosova është shteti me demokratik në Ballkanin Perëndimor, dhe se Policia e Kosovës është shumë profesionale.
Ai tha se për shkak se ka dështuar ideja e shkëmbimit territorial me Serbinë, tani kjo përpjekje është bërë e dhunshme.
“Para disa viteve, shkëmbimi kufitar ishte eufemizëm për ndarjen e Kosovës. Tani, projekti për ndarjen e Kosovës, është bërë i dhunshëm. Serbia dhe Rusia e urrejnë faktin që Kosova është storie suksesi e ndërhyrjes së NATO-s dhe progresit ekonomik dhe demokratik”, tha Kurti.
Ai ka thënë se Beogradi po bën obstruksione për mos implementim të marrëveshjeve.
























