Musliu: Policia e Kosovës më e vjetër në rajon dhe më gjerë
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Musliu: Policia e Kosovës më e vjetër në rajon dhe më gjerë

A.B/RTklive

Kuvendi i Kosovës sot nuk ka votuar Projektligjin për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore.

Ky Projektligj ishte sponsorizuar nga PDK-ja.  Deputetët e partisë opozitare PDK para së të votohej, argumentuan se ky Projektligj është shumë me rëndësi për punonjësit e sistemit të sigurisë në vend.

Deputetja e PDK-së,  Ganimete Musliu, tha se ka qenë shumë optimiste se ky projektligj do të marrë mbështjetje, duke marrë parasysh rrethanat në të cilën janë policët e Kosovës.

“Policia e Kosovës është më e vjetra në rajon dhe më gjerë, mosha mesatare e policisë është 47 vjet, sot Policia e Kosovës, nuk ka sigurime shëndetësore”, tha ajo në ‘Lajmet e fundit”, në RTK.

Musliu vlerësoi se sot deputetët e pozitës nuk patën argumente kundër këtij ligji dhe se i ka ardhur keq që nuk votuan këtë projektligj.


MË SHUME NGA Lajme