Mehaj: Rruga jonë mbetet ajo drejt NATO-së dhe BE-së
BKT
Lajme

Mehaj: Rruga jonë mbetet ajo drejt NATO-së dhe BE-së

F. Sertolli / RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se në vazhdën e kosnultimeve dhe këshillimeve të vazhdueshme, sot ka biseduar me mikun dhe aleatin më të madh të Republikës së Kosovës, Gjeneral Wesley Clark.

“Diskutuam lidhur me situatën e tanishme dhe uljen e tensioneve. Ne do të rrugëtojmë krah për krah me partnerët tanë e sidomos me SHBA-të si aleat i pazëvendësueshëm”, ka shkruar ministri Mehaj në Facebook.

Njohja e ndërsjellë, sipas tij, mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që do t'i kontribuonte paqes.

“Rruga jonë mbetet ajo drejt NATO-së dhe BE-së”, ka shkruar Mehaj.


MË SHUME NGA Lajme