13:37 / 08.06.2023
Kurti takon aktivistin e çështjes shqiptare në New York, Naser Nika
F.S / RTKlive
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim veprimtarin dhe aktivistin e njohur për çështjet shqiptare, Naser Nika, të cilin e falënderoi për kontributin dhe punën e tij të madhe që ndërlidhet me vendin e popullin tonë, duke qenë zë i fortë i mërgatës sonë shqiptare në SHBA.
“Nika i dhuroi kryeministrit Kurti një certifikatë mirënjohjeje nga kongresmenja Nicole Malliotakis, përfaqësuese e distriktit të 11-të të New York-ut”, thuhet në njoftim.
Aktivisti Naser Nika njihet po ashtu për iniciativën e tij që një rrugë në Staten Island në New York, ka marrë emrin e një nga personaliteteve më të shquara të kombit shqiptar, Ismail Qemali, rrugë kjo e cila u inaugurua ditë më parë.























