Opozita për draft- statutin e Ramës
RTKlive
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka folur në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për draftin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Hoxhaj ka thënë se e ka parë këtë draft statut, mirëpo ka refuzuar ta komentojë, mirëpo e ka cilësuar si ”të rëndësishëm dhe të mirë”. Tutje ai ka thënë se shpreson që ky dokument të arrijë në Kuvendin e Kosovës për diskutim.
Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka deklaruar se kompetente për propozimin e statutit të Asociacionit është Qeveria e Kosovës.
Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë sesovraniteti i shtetit nuk ka qenë asnjëherë më i rrezikuar.
Përndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se e ka dorëzuar një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, te presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët.























