Miratohet projektligji, zhbllokohen të hyrat vetanake të komunave|Video
BKT
Lajme

Miratohet projektligji, zhbllokohen të hyrat vetanake të komunave|Video

N.M. /RTKlive

Kuvendi ka miratuar në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Buxhetin duke mundësuar zhbllokimin e mjeteve vetjake të komunave, nga vitet paraprake. Bëhet fjalë për mbi 35 milionë euro të komunave.

Pro ndryshimeve të këtij ligji votuan 81 deputetë, nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Po ashtu, deputetët me votat e tyre i zgjatën mandatin Komisionit At-hoc për procesin e vettingut dhe miratuan Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për minierat dhe mineralet.Kurse sa i takon miratimit të Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, Kuvendi dështoi sërish që ta miratojë atë.

Për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend, kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se është i detyruar të ndërpres seancën.

 


MË SHUME NGA Lajme