19:47 / 08.06.2023
Ambasadorja Ziv falënderon Kosovën për votimin e sotëm për antisemitizmin
N.M. /RTKlive
Kuvendi i Republikës së Kosovës sot e votoi dhe miratoi njëzëri përkufizimin e përdorshëm të anti-Semitizmit të përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (IHRA).
Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, ka falënderuar 79 deputetët e të gjitha grupeve parlamentare, të pozitës dhe opozitës.
"Dua të falënderoj 79 deputetët e të gjitha partive në pushtet dhe opozitë në Kuvendin e Republikës së Kosovës që sot njëzëri votuan dhe miratuan përkufizimin e punës të IHRA për antisemitizmin.
Ne mbetemi të përkushtuar për t'i afruar dy vendet dhe njerëzit tanë", ka shkruar ajo në Twitter.
























