Mehaj: Po vazhdon investimi në avancimin profesional të ushtarakëve të FSK
BKT
Lajme

Mehaj: Po vazhdon investimi në avancimin profesional të ushtarakëve të FSK

F.S / RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj për mes një postimi në facebook ka bërë të ditur se kolonel Ismajl Brahimi ka diplomuar me sukses në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kolegji Kombëtar i Luftës në Fort McNair Washington D.C.

“Të pranishëm në ceremoni ishin, Kryetari i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Mark A. Milley, nga Forcat Ajrore të ShBA-së, gjeneral lejtënant, Michael T. Plehn, si dhe Komandanti i Kolegjit Kombëtar të Luftës, gjeneral brigade Jeffrey H. Hurlbert”, ka shkruar Mehaj.

Ai ka thënë sse Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik po vazhdon investimin në avancimin profesional të ushtarakëve të FSK-së, si njërin ndër objektivat më të rëndësishme të ministrisë në përmbushjen e qëllimit për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në përputhje me standardet e NATO-s, për të qenë kontribues në ruajtjen e paqes në vend, rajon dhe më gjerë.


MË SHUME NGA Lajme