Hoti: Shefja e shtetit po qëndron krah pushtetit
BKT
Lajme

Hoti: Shefja e shtetit po qëndron krah pushtetit

V. Thaçi / RTKlive

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani nuk është deklaruar për përjashtimin e FSK-së nga “Defender 2023”.

Ai po ashtu ka thënë se Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin e ushtrisë të cilën e komandon, nga ushtrimi më i madh që është mbajtur ndonjëherë në rajon.

Sipas tij, shefja e shtetit po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve të Kosovës me aleatin kryesor, që garanton sigurinë e shtetit të Kosovës, SHBA-në.

Ndryshe, “Defender Evrope ’23”, është anuluar për shkak të situatës në veri të vendit.


MË SHUME NGA Lajme