Kurti: BE mund të reformohet e të zgjerohet njëkohësisht
M.Miftari/ RTKlive
Kryeminsitri Kurti në Dubrovnik të Kroacisë, po merr pjesë në konferencën “Kroacia Evropiane: Retrospektiva dhe Perspektiva”, e organizuar nga eurodeputeti kroat, Tonin Picula në Dubrovnik.
Ai përmes rrjetit social Twitter, bëri të ditur se ka folur në panelin "Kroacia Evropiane: Retrospektivë & Perspektivë", me ç’rast ka prezantuar progresin demokratik dhe ekonomik të Kosovës.
Ai tutje u shpreh se BE-ja mund të të reformohet edhe të zgjerohet në të njëjtën kohë, derisa shtoi se si shembull integrimi në BE e NATO merret Kroacia.

“Në Dubrovnik të Kroacisë, fola në panelin "Kroacia Evropiane: Retrospektivë & Perspektivë". Prezantova progresin demokratik dhe ekonomik të Kosovës, thashë se BE-ja mund të reformohet edhe të zgjerohet në të njëjtën kohë dhe ne e shikojmë Kroacinë si shembull të mirë të anëtarësimit në BE dhe NATO”, u shpreh kryeministri Kurti në Twitter.























