Gashi: Miqësia e Kosovës me ShBA-në është e përhershme
A.B/RTKlive
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Drilon Gashi, vlerësoi se mënyra e mbajtjes e zgjedhjeve në veri është një nga çështjet që duhet diskutuar, për të dalë nga situata që është tani Kosova.
Sipas tij, një nga to është ajo që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dha ditë më parë për një peticion.
Ai tha në Info Plus në RTK, se qeveria e Kosovës, duhet të shoh se cila është zgjidhje më e mirë dhe të shikojë interesat e vendit.
Gashi ka folur edhe presionin ndërkombëtar ndaj Kosovës, që i është bërë qoftë nga SHBA apo BE.
Ai tha se Kosova nuk ka mik me të mirë e të madh se ShBA-në, e për këtë duhet të investohet gjithmonë. Sipas tij miqësia e Kosovës me ShBA është e përhershme.
Kosova duhet të organizohet në SHBA, përfshirë edhe komunitetin shqiptar që është atje, duke angazhuar kompani lobuese që do të mbrojnë interesat e Kosovës në SHBA.
Gashi vlerësoi se qeveria e Serbisë është qeveri antidemokratike dhe se është shtet destruktiv në rajon.























