17:54 / 09.06.2023
Rrustemi: Me ligjin e ri janë adresuar rekomandimet 10 vjeçare për zgjedhje
A.B/RTKlive
Kuvendi i Republikës së Kosovës, dje ka miratuar Projektligjin për ‘Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovë’.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha për INFOPlus në RTK, se me këtë ligj është arritur ajo që është kërkuar.
Sipas tij, ky projektligj është vlerësuar edhe nga akterët ndërkombëtar, siç janë BE dhe SHBA.
Rrustemi tha se me këtë ligj janë zgjedhur shumë çështje që kanë qenë të diskutuara.
“Me këtë projektligj janë adresuar përpjekjet më shumë se 10 vjeçare dhe rekomandimet që janë dhënë gjatë proceseve zgjedhore në Kosovë, tha Rrustemi.























