BE vlerëson angazhimin Ramës, por rikujton se AKS-ja është pjesë e dialogut
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

BE vlerëson angazhimin Ramës, por rikujton se AKS-ja është pjesë e dialogut

Gjeraqina Tuhina / RTK/Bruksel

Një ditë pas njoftimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, se presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ua ka dorëzuar një draft statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, vjen edhe reagimi i parë nga Bashkimi Evropian.

Në fakt, Bashkimi Evropian e cilëson kontribut të rëndësishëm draftin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, rreh formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Mirëpo, BE-ja porositë se diskutimet për këtë çështje duhet te zhvillohen vetëm në kuadër të bisedave mbi normalizimin e raporteve mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Siç është thënë shumë herë më parë, diskutimi dhe hartimi i Statutit të Asociacionit mund të bëhet vetëm në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka precizuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ai ka konfirmuar gatishmërinë e BE-që të  organizojë takim ekspertësh për draft-statutin e Asociacionit.

Një takim i tillë ishte paraparë të mbahet me 5 dhe 6 qershor mirëpo u anulua për shkak të eskalimit të situatës në veri të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme