Biber: Pas krizës në veri, pres shtim të angazhimit nga SHBA e BE|Video
J.Musliu/RTKlive
Profesori dhe studiuesi i Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit në Austri, Florian Bieber, deklaroi se për shtensionim të situatës në veri të Kosovës, kërkohet që të gjendet rruga për dalje nga kriza.
“Mendoj se drejtpërdrejtë duhet identifikuar përgjegjësia tek Beogradi si shkaktar të kësaj situate dhe duhet gjetur rruga për dalje nga kjo gjendje”, tha Bieber për emisionin “Lajmet e Fundit” në RTK.
Ai u shpreh se tani nevojitet diplomaci dhe nevojitet shtensionim i situatës.
Bieber u shpreh se nuk duhet thënë përgjegjësia primare për këtë situatë bie mbi Beogradin, por ajo bie edhe mbi vendimin për dërguar Njësinë Speciale të policisë dhe dërgimin e kryetarëve të komunave, ka qenë një gabim i qeverisë së Kosovës.
Bieber tha se përgjigja e perëndimit ka qenë paksa problematike sepse shtensionimi duhet të vijë edhe nga Serbia, por që sipas tij, nuk po shihen ata hapa.
Bieber u shpreh se edhe politika e presidentit Vuçiq është një problem tjetër.
Ai tha se pret që të ketë një orar shumë të ngjeshur nga SHBA dhe BE-ja për të gjetur një zgjidhje të situatës.























