13:10 / 10.06.2023
Kurti ka kujtuar Dëshmorin e Kombit, kolonel Rashit Mustafën
V. Thaçi / RTKlive
Kurti ka kujtuar Dëshmorin e Kombit, kolonel Rashit Mustafën Kryeministri Albin Kurti e ka përshkruar dëshmorin Mustafa, ndër drejtuesit e rëndësishëm në kapitullin e fundit të luftërave për çlirimin e Kosovës nga Serbia.
Ai tha se në një kohë kur shqiptarët e Kosovës kishin nevojë veçanërisht për t'u organizuar ushtarakisht, në qershor të vitit 1998, Rashit Mustafa iu bashkua ushtarëve të UÇK-së, duke sjell me vete edhe përvojën e tij të mëhershme të luftërave në Jugosllavi. Nisur edhe nga kjo, Rashit Mustafa sipas Kurtit, komandoi me njësitin special “Skënderbeu” të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, duke luftuar dhe duke u angazhuar deri në fund për lirinë e atdheut të tij.























