15:33 / 10.06.2023
Haradinaj: Lidhja e Prizrenit, themel i të drejtave të shqiptarëve
V. Thaçi / RTKlive
Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook ai deklaron se kjo ngjarje pas Lidhjes së Lezhës, mbetet lidhja më e madhe e shqiptarëve, e cila është njëkohësisht themel i të drejtave të shqiptarëve në vazhdimësi. Shumë shqiptarë të zottë të asaj kohe, duke e ndjerë rrezikun që popujt fqinj do të lakmojnë në tokat e atdheun e tyre, më 10 qershor 1878, krijuan organizimin e parë politik të vilajeteve shqiptare, me të vetmin qëllim, ruajtjen e integritetit territorial të tokave shqiptare.
Ai shkruan se shprehin respekt për gjithë ata që ruajtën vazhdimësinë e paraardhësve tanë në qershorin e vitit 1999 që Kosova ta fitojë lirinë e saj.























