Totaj: Lidhja e Prizrenit pikënisje e frymëzimit të vetëdijes kombëtare
BKT
Foto: Venera Xhoxhaj/ RTK
Lajme

Totaj: Lidhja e Prizrenit pikënisje e frymëzimit të vetëdijes kombëtare

V. Thaçi / RTKlive

Në seancën e Kuvendit Komunal të Prizrenit për nder të 145 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, kryetari i komunës, Shaqir Totaj, duke përshëndetur të pranishmit, në mesin e të cilëve ishte edhe kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, vlerësoi lart këtë ngjarje historike, që, siç u shpreh ai, ka qenë dhe mbetet frymëzim për atdhetarë, politikanë, historianë, shqiptarë ane kënd botës.

“Në shtëpinë e Lidhjes, 145 vjet më parë u mblodhën 110 delegatë shqiptarë nga të katër vilajetet me një qëllim të vetëm: Të pengojmë copëtimin dhe të mundësojmë bashkimin e trojeve shqiptare”, theksoi kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, transmeton RTKLive.

Ai më tej potencoi se Lidhja e Prizrenit arriti synimet e saja ndonëse me pasoja të rënda, teksa shtoi më tutje se ajo ishte pikënisja kryesore e ngritjes së nivelit të vetëdijes kombëtare, ku, si e tillë, edhe sot frymëzon brezat e rinj.

Më pas në seancën solemne të Kuvendit Komunal par shënimin e 145 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ka folur presidenti Begaj.

“Jam shumë i lumtur që jemi mbledhur të gjithë bashkë për 145 vjetorin e themelimit të lidhjes shqiptare të Prizrenit, tha Begaj.

Ai duke vlerësuar të arriturat e kombit shqiptar, u shpreh se ndihet krenar.

“Shqipëria është vend anëtarë i aleancës euroatlantike dhe së shpejti do të zero vendin e saj në Bashkimin Evropian, duke shtuar se Republika e Kosovës po u afrohet këtyre dy dritareve si vend i pavarur, ku thekson se Kosova është shumë mirë e orientuar boshtit euroatlantik”, tha Begaj.

Ai, në fund apeloi që jemi të bashkuar për të mirën e kombit shqiptar.


MË SHUME NGA Lajme