Krasniqi: Duke kujtuar të kaluarën, të ndërtojmë një vend të zhvilluar
BKT
Foto: Facebook / Memli Krasniqi
Lajme

Krasniqi: Duke kujtuar të kaluarën, të ndërtojmë një vend të zhvilluar

V. Thaçi / RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar qytetarët e Prishtinës me rastin e Ditës së Çlirimit.

Krasniqi ka thënë se 10, 11 dhe 12 qershori, Kosovën e ndërlidhin historikisht si asnjë datë tjetër.

“112 vite sakrificë, dhembje, luftë e përpjekje për liri pa humbur asnjëherë fokusin nga qëllimi final çlirimi dhe pavarësia e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai ka shtuar se sot nderojmë të gjithë luftëtarët, veprimtarët, intelektualët dhe martirët ndër breza, të cilët, u bën urë e dritë për këtë ditë.

Tutje Krasniqi ka thënë se  sot, përulemi para vetëmohimit të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, posaçërisht dëshmorëve, të cilët besuan në idealin e luftës së tyre, edhe atëherë kur pak kush kishte më shpresa.  


MË SHUME NGA Lajme