Begaj: Shtëpia e të moshuarve në Suharekë është shembull solidariteti
BKT
Lajme

Begaj: Shtëpia e të moshuarve në Suharekë është shembull solidariteti

Uran Krasniqi / RTKLive

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vlerësuar se Shtëpia e të moshuarve në Suharekë paraqet shembull solidariteti njerëzor.

Begaj ka qëndruar këto ditë në Kosovë ku ka marrë pjesë në organizime me rastin e shënimit të përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ndërsa sot ka viztuar edhe Suharekën. 

"Shtëpia e të moshuarve në Suharekë të Kosovës, një shembull i jashtëzakonshem solidariteti njerezor, për të mos i lënë kurrë të ndjehen të vetmuar dhe të margjinalizuar", ka shkruar ai në Facebook. "Respekt për humanistin Halil Kastrati dhe mbi 3500 donatorët që e kanë mbështetur!".

 


MË SHUME NGA Lajme